Ferizaj fiton kundër KV Golden Eagle Therandës

Volejboll

Ferizaj fiton kundër KV Golden Eagle Therandës

Më: 4 mars 2023 Në ora: 23:22
Ferizaj

Ferizaj fiton kundër KV Golden Eagle Therandës!

Ferizaj ka mposhtur G.E Therandën me rezultat 0-3, të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14 në Superligën A, meshkujt.

Ferizajasit dominuan në të tre setet dukshëm, me therandasit që u munduan të bënin më shumë në setin e parë, duke zvogëluar diferencën në 23-25, por ishin inferiorë ndaj kualiteteve të ekipit kundërshtar në dy setet e ardhshme, duke humbur me rezultat identik, 18-25, 18-25.

Pas kësaj fitore, Ferizaj grumbullon 22 pikë, aq sa ka dhe Peja në pozitën e tretë,ndërsa therandasit mbeten në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat