Fer Volley la pa fjalë Dritën

Volejboll

Fer Volley la pa fjalë Dritën

Më: 5 mars 2023 Në ora: 20:35
Fer Volley

Fer Volley ka regjistruar një fitore të madhe kundër liderit aktual të Superligës A, femrat dhe kampionit në fuqi, Dritës, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14.

"Intelektualet" ishin favorite para këtij takimi, por në fund e pësuan nga mysafiret nga Ferizaj me rezultat 2-3 (24:26, 25:19, 25:20, 14:25, 11;15).

Ishte një ndeshje e fortë dhe interesante të shikohej, me ekipin e trajnerit Arlind Ibrahimi që fitoi setin e parë 24-26.

Në setin e dytë, vashat e drejtuara nga Lorik Ilazi balancuan gjërat duke fituar 25-19, eventualisht duke arritur të përmbysin rezultatin në setin e tretë në 2-1, duke fituar 25-20.

Mirëpo, Fer Volley luftoi fuqishëm në vazhdim dhe, falë edhe rënies së tempos në lojën e gjilanaseve, arriti të fitojë dy setet pasues 14-25 dhe 11-15, për të fituar tri pikë të rëndësishme nga kjo përballje.

Pas kësaj fitoreje, Fer Volley grumbullon 24 pikë dhe zë pozitën e tretë, ndërsa Drita mbetet lidere me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat