Vdes ish volejbollistja e kombëtares

Volejboll

Vdes ish volejbollistja e kombëtares

Nga: K.G. Më: 5 mars 2023 Në ora: 20:51
Ivana Krolo

Ish - volejbollistja e kombëtares kroate, Ivana Krolo, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. 

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata Kroate e Volejbollit, shkruan mediumi kroat “Veçernj List”. 

"Përshëndetja e fundit për reprezentuesen e ndjerë. Ngushëllime të sinqerta familjes", njoftoi Federata Kroate e Volejbollit.

"Me pikëllim të madh në zemrat tona i themi lamtumirë anëtares sonë të kahershme Ivana Krolo.

Një luftëtare e madhe, ajo luftoi me zemër në të gjitha garat”, - thuhet mes tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat