Sot finalet e Kupës në Farkë

Volejboll

Sot finalet e Kupës në Farkë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:42
Sot finalet e Kupës në Farkë

Volejbolli sot do të zhvillojë finalet e Kupës së Shqipërisë për femra dhe meshkuj, dy takime elektrizuese që do të luhen në sallën e Farkës.

Fillimisht në orën 16:00 do të jetë finalja e femrave ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut.

Më pas në mbrëmje në orën 19:00 do të matin forcat Tirana dhe Erzeni te meshkujt.

Një sfidë që përveç rivalitetit në parket, pritet të jetë e nxehtë edhe në radhët e tifozerive.

Shijakasit, si gjithnjë, edhe këtë herë do të udhëtojnë të shumtë në numër drejt kryeqytetit.

Por gjithashtu nga ana tjetër nuk do të mungojë as tifozeria e organizuar bardheblu, e cila kërkon ta mbështesë nga afër ekipin në këtë takim të rëndësishëm që do të vendosë fituesin e trofeut të Kupës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat