M-Technologie fiton kundër Fushë Kosovës

Volejboll

M-Technologie fiton kundër Fushë Kosovës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:36
M-Technologie

M-Technologie ka siguruar një fitore të mirëseardhur për të, në kuadër të xhiros së 15 të Superligës A, të shtunën mbrëma, kundër Fushë Kosovës.

Ekipi prishtinas triumfoi me rezultat 1-3 (21-25, 18-25, 25-20, 22-25), në një përballje që u karakterizua me disa momente interesante.

M-Technologie fitoi dy setet e parë, por nikoqiret rezistuan në të tretin duke e fituar por ishin të pafuqishme të parandalojnë disfatën në setin pasues.

Pas kësaj fitoreje, M-Technologie grumbullon 18 pikë dhe zë pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat