Rikthehet Edon Ibrahimi!

Volejboll

Rikthehet Edon Ibrahimi!

Më: 14 mars 2023 Në ora: 12:06
Edon Ibrahimi!

Edon Ibrahimi ka përmbyllur me sukses misionin e tij në Hungari. 

Ai ka drejtuar ekipin e femrave hungareze, Vesc, duke shënuar rezultate të lakmueshme. 

Pas kësaj aventure rikthehet në folenë e vjetër, në KV Fer Volley.

“Pas një aventure 7 mujore në Hungari Ibrahimi rikthehet në Fer Volley. 

Ibrahimi ishte trajner i klubit Vesc në Hungari të cilin e drejtoi me mjaftë sukses ku nga 15 takime arriti 11 fitore dhe 4 humbje dhe si rezultat ekipi u rendit në pozitën e 3 të në tabelë.

Rikujtojmë se Ibrahimi vitin e kaluar drejtoi klubin e Fer Volley drejt trofeut të Kupës së Federatës gjithashtu arriti finalen e Kupës dhe Kampionatit”, njofton KV Fer Volley.

Edoni u shpreh i lumtur për rikthim në klubin ferizajase, ku ndër të tjera u shpreh: “Rikthimi në Fer Volley!

Pas përfundimit të marrëveshjes në Hungari padyshim se ofrimi i pozitës së trajnerit në Fer Volley ishte shumë i mirëseardhur për mua dhe nuk mendova dy herë, kam përcjellë gati të gjitha ndeshjet e klubit dhe besoj se kualiteti në ekip nuk mungon, të shtunën kam parë vajzat edhe nga afër në stërvitje si dhe dje në ndeshje, padyshim se jam i kënaqur me çfarë kam parë deri më tani”.

Objektivi?

“Objektivi jonë është të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, krahasimet tona do jenë vetëm me vetën tonë. Tani është koha të mos flasim shumë, koha për punë”, - përfundon Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat