Kosova U22 - pjesë e një grupi të fortë

Volejboll

Kosova U22 - pjesë e një grupi të fortë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:17
Kosova U22

Kosova U22, femrat, pjesë e një grupi të fortë në kualifikueset e Evropianit!

Kombëtarja e Kosovës U22, femrat, ka mësuar kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, i cili do të mbahet mes datave 20-23 korrik, 2023 në Çeki.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me Çekinë, Turqinë dhe Austrinë.

"Dardanet" nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj këtyre Kombëtareve të ranguara lart dhe me eksperiencë të madhe në garat evropiane, por vashat janë të vendosura të japin më të mirën për plasman sa më pozitiv në këto kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat