Skënderbeu mposht Ferizajn dhe arrin në gjysmëfinale të Kupës

Volejboll

Skënderbeu mposht Ferizajn dhe arrin në gjysmëfinale të Kupës

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:40
Skënderbeu

Skënderbeu ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti si mysafire Ferizajn, në përballjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, të martën mbrëma.

Ekipi nga Kraishta fitoi me rezultat 1-3 (25-16,11-25,25-27,16-25), eventualisht duke arritur fazën gjysmëfinale.

Ishte një ndeshje e fortë, me nikoqirët që fituan setin e parë dhe lufuan fort në të tretin, por mysafirët u treguan më vetëmohues, eventualisht për të siguruar fitoren.

Në gjysmëfinale, Skënderbeun e pret fituesi i ndeshjes mes Dritës dhe Golden Eagle Therandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat