M-Technologie e fortë për Feronikelin

Volejboll

M-Technologie e fortë për Feronikelin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:07
M-Technologie

M-Technologie ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18.

Vashat prishtinase triumfuan me rezultat 3-0 (25:08, 25:14, 25:08), në palestrën e Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

Ishte një fitore e pritshme e M-Technologie, kur marrim parasysh se "Nikli" këtë fushatë nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe po luan me një ekip të rejash.

Pas kësaj fitore, M-Technologie grumbullon 21 pikë dhe mbetet në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat