Skenderaj bën hap të madh drejt finales së Playoffit

Volejboll

Skenderaj bën hap të madh drejt finales së Playoffit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:15
Skenderaj

Skenderaj ka prekur me njërën këmbë finalen e madhe të Playoffit në Superligën A, femrat, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale mposhti Fer Volleyn, të dielën mbrëma.

Vashat nga Skenderaj fituan me rezultat 3-0 (25-20, 25-14, 25-21), në palestrën "Ilaz Kodra".

Takim i dominuar nga vendaset, me ferizajaset që diferencën më të ngushtë e arritën në setin e tretë, në katër pikë, por që tash u mbetet të mendojnë për ndeshjen e kthimit në Ferizaj, ku do të kenë avantazhin edhe të tifozërisë vendase.

Në anën tjetër, Skenderaj do të mundohet të përsërisë paraqitjen e sontme për të prekur finalen e madhe të Playoffit, aty ku potencialisht mund të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Dritës dhe M-Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat