Kombëtarja e Kosovës U17 i zhvillon përgatitjet e fundit

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës U17 i zhvillon përgatitjet e fundit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:32
Kombëtarja e Kosovës U17

Kombëtarja e Kosovës U17 po i zhvillon përgatitjet e fundit para raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Evropian.

Në janar të këtij viti, ekipi me vashat e reja "Dardane", nën drejtimin e legjendës së volejbollit botëror, Donald Suxho, shkroi historinë duke arritur që për herë të parë të sigurojë këtë fazë kualifikuese të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për Kombëtare.

Kosova arritën tre fitore radhazi në raundin e parë kualifikues, duke siguruar raundin e dytë, i cili do të zhvillohet mes datave 20-23 prill.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e ndeshjeve të Grupit E ku, përveç Kosovës, marrin pjesë edhe Kombëtaret tejet kualitative si Ukraina, Belgjika dhe Estonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat