Partizani mposht Skënderbeun në finalen e tretë

Volejboll

Partizani mposht Skënderbeun në finalen e tretë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 21:57
Pamje nga ndeshja

Partizani dhe Skënderbeu u përballën sot në finalen e tretë të vlefshme për Superligën e volejbollit të femrave, në takimin që u zhvilluar në orën 18:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku vajzat kryeqytetase triumfuan me rezultatin 3-2.

Një fitore me përmbysje kjo nga 1-2 për korçaret në 3-2 për Partizanin.

Të kuqet kanë fituan ndeshjen e parë në Tiranë 3-1, ndërsa korçaret, të cilat janë edhe kampionet në fuqi, triumfuan në fushën e tyre me rezultatin e pastër 3-0.

Ndërkohë që finalja e tretë u fitua sërish nga Partizanit.

Ndeshja e radhës do të luhet ditën e henë në qytetin e Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat