Peja në finale të Play-off-it

Volejboll

Peja në finale të Play-off-it

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:36
Peja

Peja ka siguruar finalen e madhe të Playoffit pasi arriti të mposht Dritën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Playoffit, në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët arritën të përmbysin disavantazhin nga ndeshja e parë, duke fituar dy përballjet pasuese gjysmëfinale për të arritur finalen e madhe.

Peja triumfoi me rezultat 0:3 (21:25, 22:25, 16:25), në një takim të dominuar nga ta, ndërsa gjilanasit rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë me po aq pikë diferencë.

Verdhezinjtë në finalen e madhe do të takohen me Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat