Të dielën përcaktohet finalisti i dytë i Playoffit te femrat

Volejboll

Të dielën përcaktohet finalisti i dytë i Playoffit te femrat

Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Drita dhe M-Technologie do të ndeshen në përballjen e tretë, përcaktuese për finalistin e dytë të Playoffit të Superligës A, femrat, të dielën.

Të dy ekipet kanë nga një fitore pas dy ndeshjeve të para. Gjilanaset triumfuan në ndeshjen e dytë me rezultat 0:3 (19:25, 19:25, 11:25), në një përballje të dominuar, ku prishtinaset tentuan të rezistonin në dy setet e parë por eventualisht u desh të pajtoheshin me disfatën.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti", M-Technologie kishte fituar me rezultat  2-3 (18-25, 25-13, 24-26, 25-21, 14-16).

Fituesi i ndeshjes së nesërme, e cila luhet në ora 20:00 në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti", në finale do të përballet me Skenderajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat