Të dielën fillon spektakli i finaleve

Volejboll

Të dielën fillon spektakli i finaleve

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:29
Ilustrim topi

Të dielën fillon spektakli i finaleve të Playoffit te meshkujt!

Spektakli është gati i garantuar të dielën, me ndeshjen e parë finale të Playoffit në konkurrencën e meshkujve që do të zhvillohet në palestrën "Bill Klinton" mes Ferizajt dhe Pejës.

Të dy ekipet arritën në këtë fazë pas disa paraqitjeve spektakolare në gjysmëfinale, ku mposhtën Skenderbeun respektivisht Dritën.

Ferizaj mposhti 2-0 gjilanasit, ndërsa Peja u desh të luftonte më fort kundër Dritës, të cilën e mposhti 2-1 në ndeshjet gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat