Peja i fillon mbarë finalet e Play-off-it

Volejboll

Peja i fillon mbarë finalet e Play-off-it

Më: 1 maj 2023 Në ora: 00:29
Peja

Peja i fillon mbarë finalet e Play-off-it, mposht Ferizajn në ndeshjen e parë!

Peja e ka filluar në mënyrë perfekte serinë e finaleve, duke fituar ndeshjen e parë kundër Ferizajt, të dielën mbrëma, në palestrën "Bill Klinton".

Pejanët fituan me rezultat 1-3 (23:25, 25:22, 21:25, 23:25), në një ndeshje tejet interesante për t'u shikuar.

Peja dominoi, me ferizajasit që treguan paraqitje të fortë në setin e dytë, ndërsa arritën të ngushtojnë diferencën në vetëm dy pikë në setin e parë dhe të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat