Peja kampion i ri

Volejboll

Peja kampion i ri

Nga: K. Goca Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:02
Peja

Peja është kampion i ri i Kosovës në volejboll (meshkujt).

Djelmoshat pejan treguan lojë më të mirë dhe triumfuan me rezultat 3:1 (në sete 25:23, 25:20, 21:25, 25:17) ndaj Ferizajt, në ndeshjen e pestë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e Sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Peja ka triumfuar në seri të fitoreve me rezultat 3:2 ndaj ferizajasve. 

Në një atmosferë të bukur sportive, rreth një mijë shikues, panë lojë të mirë e me rivalitet pothuajse në secilin set.

Pejanët e nisën furishëm duke fituar dy setet e parë me 25:23 përkatësisht 25:20. 

Në setin e tretë ferizajasit këndellen dhe fitojnë me 25:21 duke ngushtuar rezultatin në 1:2.

Seti i katërt fillon keq për ferizajasit, pejanët udhëheqin me 0:4, 2:6, 5:11 dhe për t’u ngushtuar në 13:16. 

Pejanët sërish në pesë pikë epërsi (13:18) por gjithnjë në presion të vendasve.

Pejanët fituan edhe setin e katërt me 25:17 dhe finalen e pestë me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Peja në festë, Ferizaj të dëshpëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat