Verë e nxehtë në Beach Volley

Volejboll

Verë e nxehtë në Beach Volley

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:09
Kalendari i garave

Na pret një verë e gjatë dhe me shumë aksion e spektakël që di të sjellë vetëm volejbolli në rërë.

Siç ndodh përvitshëm, Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) edhe këtë vit ka në program organizimin e garave të grupmoshave zinxhirë të Beach Volley.

Sezoni i spektaklit në Beach Volley që na servohet verë pas vere, fillon më 10/11 qershor, kur do të zhvillohen garat e seniorëve në të dy konkurrencat.

Një javë më vonë, volejbollistët/et nën 22-vjeç do të masin forcat për epitetin e dyshes më të mirë, ndërsa në datat e paraqitura grafikisht do të zhvillohen edhe garat e shpresave të volejbollit kosovar, U20 dhe U18 në të dy konkurrencat.

FVK është e ngazëllyer të njoftojë hapjen e sezonit të Beach Volley nga muaji i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat