Tirana gjen trajnerin e ri

Volejboll

Tirana gjen trajnerin e ri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:34
Tirana

Tirana në volejboll për femra ka nisur të projektojë sezonin 2023- 2024, duke e filluar me ndryshim në pankinë.

Trajneri i ri i vajzave bardheblu do të jetë Hasan Gurabardhi, i cili rikthehet në volejboll pas një pauze disavjeçare, që prej sezonit 2018-2019, kur drejtonte Barletin.

Trajneri tashmë ka mbyllur marrëveshjen me klubin e Tiranës, ndërsa të premten pritet të bëhet prezantimi zyrtar në “shtëpinë bardheblu”, aty ku ai ka drejtuar edhe 11 vite më parë.

Kështu Hasan Gurabardhi merr vendin e trajneres Amarilda Prenga, ndërsa Tirana shpreson që pas sukseseve me meshkujt, të rikthehet te titulli kampion edhe me femrat, trofe që mungon që prej vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat