Valmira rikthehet pas dy viteve të Drita!

Volejboll

Valmira rikthehet pas dy viteve të Drita!

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:05
Valmira Ramadani

Kampionja e Kosovës, Drita e Gjilanit, me kryetrajnerin Lorik Ilazi, qysh tani kanë nisur “gjuetinë” për t’u përforcuar për edicionin e ri 2023-2024.

Drita ka bërë përforcimin e parë dhe me lojtaren me përvojë, reprezentuesen e Kosovës, Valmira Ramadani.

Valmira është prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë.  

Transferi i radhës të KV Drita e cila fillon kompletimi e ekipit për stinorin e ri.

Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe qendra e mirënjohur e Kombëtares së Kosovës Valmira Ramadani.

Valmira kthehet pas dy vitesh te kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrierës së saj.

Te Drita tani vjen edhe ardhja e re që është në pozitën e qendrës, e kush tjetër pos Valmirës,.sa të shohësh lëvizjet, aftësitë dhe shpirtin luftarak që posedon Valmira pak duhet ta kuptosh volejbollin dhe të thuash që pikërisht Valmira është një nga lojtaret më të mira Kosovare në pozite e saj”, njofton KV Drita.

Valmira dy vitet e fundit ka luajtur për Fer Volleyn e Ferizajt, tani me Dritën synon suksese të mëdha.  

“Vajza 25 vjeçare nga Ferizaj që karrierën e kishte filluar të KV Kastrioti nga Ferizaj për ta vazhduar të Drita jonë ku u shpall Kampion dhe mandej dy vitet e fundit te KV Fer Volley nga Ferizaj, kthehet prapë të Drita të cilën prapë e gjen kampion e këtë vit. 

Valmira së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim - fitore në çdo ndeshje në Kosovë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” si dhe paraqitje sa më të mirë në ndeshjet ndërkombëtare ku Drita jonë do të merr pjesë.

Mirë se i bashkangjites Familjes Drita Valmira”, ka bërë të ditur Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat