Vëllaznimi kampion i Kosovës U16

Volejboll

Vëllaznimi kampion i Kosovës U16

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:28
Vëllaznimi

Vëllaznimi ka siguruar titullin kampion të Kosovës në volejboll për grupmoshën U16, meshkujt, pasi mposhti në finale Prishtina Volley, të shtunën pasdite në palestrën "Hysni Jetullahu" të Drenasit.

Ekipi gjakovar triumfoi me rezultat 0-2 (21-25, 21-25) ndaj kryeqytetasve, në një përballje të fortë dhe të barabartë por në momentet vendimtare mysafirët në letër u treguan më të vëmendshëm.

Në rrugëtimin drejt titullit kampion, Vëllaznimi fillimisht në gjysmëfinale gjatë ditës mposhti Feniksin me rezultat 2-1 (25-27, 25-13, 15-0), ndërsa Prishtina Volley u tregua e fortë për Skënderbeun, të cilën e mposhti me rezultat 2-1 (12-25, 25-23, 15-10).

Kupën për kampionët e rinj e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci.

FVK uron kampionët për titullin dhe paraqitjet e treguara, ndërsa përgëzon nënkampionët për performancat dhe sportivitetin e treguar përgjatë rrugëtimit drejt finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat