Polonia fiton Ligën e Kombeve

Volejboll

Polonia fiton Ligën e Kombeve

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:21
Polonia

Polonia realizoi një tjetër arritje të madhe në volejboll për meshkuj duke triumfuar në Ligën e Kombeve.

Skuadra europiane ia doli në një finale të fortë ndaj SHBA në Arenën e qytetit Gdansk, ku mbi 11 000 tifozë e mbështetën nga fillimi deri në fund.

Fitorja ishte 3-1, dhe rezultati I seteve 25-23, 24-26, 25-18 e 25-18, dhe polakët arritën tek ari pasi kishin fituar një medalje argjendi dhe dy bronzi në edicionet e kaluara të Ligës së Kombeve. Vetëm amerikanët, rivalët e mundur në këtë finale, kanë kaq medalje në 5 Liga të luajtura deri tani.

Polonia përballoi mungesën e kapitenit të dëmtuar, Bartosh Kurek, dhe më I dalluari ishte Lukash Kaçmarek. Volejbollisti 29-vjeçar ishte I papërballueshëm duke dalë shënuesi më I mirë në finale me 25 pikë.

Gjashtë lojtarë ishin nga ekipi që fitoi Kupën e Botës në 2018, gjë që flet për përvojën dhe potencialin e madh të kampionëve të rinj.

Polonia është një nga skuadrat më të mira në historinë e volejbollit të djemve me 6 medalje ari, 11 argjendi dhe 8 bronzi, përfshi titullin olimpik në 1976, tre tituj botërorë dhe një kampionat europian. Vendin e tretë në Ligën e Kombeve e mori Japonia që mundi 3-2 kampionen e botës në fuqi, Italinë, ndonëse e gjitha lavdia ishte për ekipin vendas polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat