Kombëtarja e Kosovës në konkurencen e femrave, pas fitores së parë në Kampionatin Evropian U22 në beach volley, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit A, është mposhtur 0:2 (12:21, 17:21) nga Sllovenia.
Avdullahu dhe Jashari bënë paraqitje të mirë, sidomos në setin e dytë, mirëpo nuk mjaftoj që ta fitojn ndeshjen.
Momentalisht Kosova është në vendin e tretë në grupin A, ndërsa nesër me fillim nga ora 11:20, do ta zhvilloj ndeshjen kundër Belgjikës e cila do të jetë përcaktuese për të vazhduar mëtej.
Federata e Volejbollit e Kosovës ju uron suksese në ndeshjet e radhës.