Kombëtarja e Kosovës në beach volley, e ka shijuar fitoren e parë në konkurencën e vajzave në ballkanikun U20, pasi dyshja jonë L. Zeneli/A. Koxha, mposhti 2:0 dyshen nga Shqipëria E.Ramo/I. Metanj.
Vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, e filluan mirë ndeshjen, e motivi u rrit dukshëm pas fitores së setit të parë me rezultat 21:14.
Seti i dytë ishte akoma më rivalizues, ku kombëtarja shqiptare arrin kuotë të 18 pikëve, por pamjaftueshëm për ta rrezikuar triumfin e “Dardaneve”, të cilat festuan në këtë set 21:18.
Ndeshjen e rradhës dyshja Laura Zeneli/Agnesa Koxha, do ta zhvillojë në pasditen e sotme, në orën 16:40 ndaj ekipit Rumania 2, në përbërje prej B. Maria/F. Briana.
Kampionati Ballkanik U20 në beach volley po mbahet në Pogradec të Shqipërisë, ndërsa Kosova po paraqitet me dy ekipe, nga një në secilën gjini.