Kupa Pavarësia 2023 organizohet në Kosovë

Volejboll

Kupa Pavarësia 2023 organizohet në Kosovë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Kupa Pavarësia 2023 organizohet në Kosovë!

Partneriteti i frytshëm mes Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), do ta sjellë edhe sivjet garën, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo garë sivjet do të organizohet në Kosovë, sipas rotacionit tashmë të aplikuar mes dy federatave respektive.

Kupa Pavarësia 2023 zhvillohet më 24-26 nëntor 2023, ndërsa për lokacionin e saktë do të vendoset më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat