Superliga, sot tri përballje

Volejboll

Superliga, sot tri përballje

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:31
Tirana

Kampionati kombëtar i volejbollit për meshkuj do të luajë sot tri takime për javën e tretë, teksa në parket do të zbresin të gjitha ekipet e kreut. 

Në orën 17:00 Tirana sfidon në transfertë Elbasanin, më tej në orën 19:00 do të jetë radha për derbin e kryeqytetit, Studenti-Partizani, në “Asllan Rusi”.

Në të njëjtën orë Erzeni do të përballet me Vllazninë në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

Java e tretë do të kompletohet nesër me takimin Teuta-Skënderbeu në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat