Partizani mund kampionët e Tiranës

Volejboll

Partizani mund kampionët e Tiranës

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur java e 5-të e Suiperligës në volejboll për meshkuj.

Partizani fitoi 3-0 ndaj Tiranës kampione, në një ndeshje të dominuar nga të kuqtë (25-20, 25-8, 30-28). Bardheblutë u kujtuan vonë për të luajtur dhe rivalizuan vetëm në setin e tretë, por Partizani nuk toleroi dhe mori tri pikë që e mbajnë në krye.

Erzeni fitoi pa shumë probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 3-0 (25-13, 25-21, 25-23). Ndeshje e kontrolluar nga shijakasit, që s’njohin humbje këtë sezon. Vllaznia mposhti 3-0 Teutën në Durrës, (25-13, 25-11, 25-12), takim i dominuar nga shkodranët, që ngjiten në vendin e katërt.

Mirë po paraqitet në këto momente Studenti, që mundi 3-1 Skënderbeun, në një ndeshje me emocione në shumicën e kohës (25-22, 25-23, 21-25, 25-15). Një fitore që mban kryeqytetasit në zonën e skuadrave që synojnë një vend në play off dhe parakalon korcarët në renditje.

Meshkuj, java e 5-të

Elbasani – Erzeni, 0-3

Teuta – Vllaznia, 0-3

Studenti – Skënderbeu, 3-1

Partizani – Tirana, 3-0

Renditja: Partizani 15 pikë, Erzeni 15 pikë, Vllaznia 9 pikë, Tirana 8 pikë, Studenti 7 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat