Golden Eagle Theranda ndeshet me Ferizajn

Volejboll

Golden Eagle Theranda ndeshet me Ferizajn

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Orari

Në elitën e djemve në volejboll, në fundjavë janë në program ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit.

Dy nga tri ndeshjet e javës, zhvillohen të shtunën.

Golden Eagle Theranda ndeshet me Ferizajn nga ora 13:30, kurse Peja e pret Ulpianën nga ora 20:00.

Kryendeshja e javës së 10-të zhvillohet në Gjilan, kur Drita e pret Skenderbeun, të dielën nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat