Mrekullitë në Kosovë, vajzat shkojnë pas hapave të nënës 

Volejboll

Mrekullitë në Kosovë, vajzat shkojnë pas hapave të nënës 

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Nga e majta Eminja, Tiara, Arbenita e Era

Vajzat shkojnë pas hapave të nënës. 

Kjo mrekulli është në volejbollin e Kosovës.

Arbenita Ymeri dhe Emine Ramadani, dikur volejbolliste që lanë nam, sot vajzat e tyre po luajnë me sukses dhe janë prej më të talentuarave në vendin tonë

Era Bajramaliu, volejbolliste e talentuar dhe ndjek hapat e nënës së saj, Arbenita Ymeri – Bajramaliu, madje synon që t’ia kalojë.

Mos të harrojmë se Arbenita ka qenë reprezentuese e Kosovës dhe ka fituar disa tituj e Kupa të Kosovës me ekipe të ndryshme.

Era i ka 14 vjet, e gjatë 180 centimetra. 

Emine Ramadani – Reka, dikur volejbolliste që e lakmonin shumë klube që të kanë në mjedisin e tyre, sot vajza e saj Tiara Reka, talente e kësaj loje. 

Tiara ka 12 vjeç dhe është e gjatë 170 centimetra.

Tiara ka të gjitha që mundësitë që të bëhet lojtare më e mirë se nëna e saj.  

Emine Ramadani ka luajtur me sukses dhe ishte edhe pjesë e kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat