Skenderaj eliminon Dritën

Volejboll

Skenderaj eliminon Dritën

Nga: K.G. Më: 19 mars 2025 Në ora: 23:17
Skenderaj

Skenderaj ka treguar lojë të madhe duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 kampionen në fuqi, Dritën e Gjilanit.

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në volejboll është zhvilluar në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Skenderaj e ka eliminuar Dritën.

“KV Skenderaj triumfon ndaj KV Drita dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës.

KV Skenderaj ka shenuar një fitore të madhe në çerekfinale, duke mposhtur KV Drita me rezultatin 3-1.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku ekipi i Skenderajt tregoi karakter dhe lojë të fortë për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkonin të dominonin lojen. KV Drita arriti të marrë avantazhin, duke fituar setin e parë, ndërsa KV Skenderaj barazoi shifrat në setin e dytë. Megjithatë, me një paraqitje të shkëlqyer në vazhdim, ekipi i Skenderaj fitoi dy setet e radhës dhe vulosi triumfin 3-1.

Një falënderim i veçantë shkon për KV Trepça për mikpritjen dhe kujdesin e tyre, duke mundësuar zhvillimin e kësaj sfide në palestrën “Minatori”.

Tashmë, KV Skenderaj e ka sytë te gjysmëfinalja, ku do të kërkojë të vazhdojë rrugën drejt finales dhe objektivave të mëdha”, kshkruan e klubit Skenderajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat