Drita shumë e fortë për Lubotenin

Volejboll

Drita shumë e fortë për Lubotenin

Më: 22 mars 2025 Në ora: 17:07
Drita e Gjilanit

Drita e Gjilanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në Ferizaj, duke e mposhtur Lubotenin me rezultat të pastër 3:0 (25:23, 25:14, 25:18), në takimin e javës së 19-të të Supelrigës së Kosovës në volejboll.

Seti i parë ishte më i luftuari, por Drita arriti ta fitonte 23:25.

Në dy setet e radhës, gjilanasit treguan superioritet, duke triumfuar 14:25 dhe 18:25 për ta mbyllur ndeshjen pa shumë vështirësi.

Me këtë fitore, Drita e forcon pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Luboteni pëson humbjen e 13-të dhe mbetet në vendin e gjashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat