Ulpiana e bën me 'vaj' Dritën

Volejboll

Ulpiana e bën me 'vaj' Dritën

Më: 26 mars 2025 Në ora: 22:29
Ulpiana e Lipjanit

Ulpiana e Lipjanit, skuadra që nuk kishte shijuar fitore deri më tani, tronditi Dritën në mes të Gjilanit, duke marrë një triumf historik me rezultat 3:2 (15:25, 25:22, 21:25, 25:20, 15:13) në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi ashtu siç pritej, me Dritën që dominoi setin e parë dhe e mbylli atë 25:15. Por Ulpiana reagoi fuqishëm, duke barazuar në setin e dytë me 22:25. 

Gjilanasit rikthyen epërsinë në setin e tretë (25:21), por nuk arritën ta mbyllin ndeshjen, pasi Ulpiana u rikthye sërish dhe e çoi duelin në setin e pestë, pas fitores 20:25 në të katërtin.

Drama vazhdoi deri në fund, ku Ulpiana, me një luftë të jashtëzakonshme, triumfoi në “tie-break” me rezultat 13:15, duke siguruar fitoren e parë të sezonit.

Edhe pse mbetet në fundin e tabelës, kjo fitore historike është një sinjal i fortë se Ulpiana nuk është dorëzuar, ndërsa për Dritën, ky rezultat është një goditje e madhe në ambiciet për kreun e tabelës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat