Skenderaj ashtu siç pritej ndaj Fushë Kosovës  

Volejboll

Skenderaj ashtu siç pritej ndaj Fushë Kosovës  

Më: 26 mars 2025 Në ora: 22:36
Skenderaj

Skënderaj vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke triumfuar me shifra 3:0 (25:18, 25:21, 25:21) ndaj Fushë Kosovës, në kuadër të javës së 20-të të Raiffeisen Superliga A (Femrat).

Vendaset e nisën fuqishëm ndeshjen, duke fituar setin e parë 25:18.

Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës mysafire për të rikthyer ekuilibrin, Skënderaj e mbajti kontrollin e lojës dhe i fitoi edhe dy setet pasuese me shifrat 25:21.

Me këtë fitore, Skënderaj arrin kuotën e 16 fitoreve dhe e ruan vendin e dytë në tabelë, ndërsa Fushë Kosova mbetet jashtë zonës së Play-Off-it dhe me sfida të vështira përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat