Lideri i kampionatit, Ferizaj, vazhdoi marshimin e tij drejt fazës së Play-Off-it me një fitore bindëse 3:0 (25:14, 26:24, 25:20) ndaj Lubotenit, duke mos lejuar befasi në parketin vendas, në takimin e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në volejboll.
Ferizajasit dominuan plotësisht në setin e parë (25:14), duke dhënë sinjal të qartë për epërsinë e tyre. Luboteni reagoi fuqishëm në setin e dytë, duke e çuar atë në vazhdime, por sërish Ferizaj arriti ta menaxhojë më mirë situatën (26:24).
Në setin e tretë, vendasit kontrolluan lojën dhe mbyllën ndeshjen me rezultatin 25:20.
Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon të kryesojë tabelën e Raiffeisen Superligës A, ndërsa Luboteni mbetet në pjesën e poshtme të renditjes.