Korabi - Flamurtari, dibranet përgatisin festën për elitën

Volejboll

Korabi - Flamurtari, dibranet përgatisin festën për elitën

Më: 29 mars 2025 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Kategoria e Parë e volejbollit për femra është në metrat e fundit të kampionatit.

Të shtunën do të zhvillohet java e 19- të, një javë që mund të mbyllë edhe matematikisht çështjen e skuadrës që ngjitet në Superligë.

Korabi është përgatitur për festën e rikthimit në elitë, teksa do të presë Flamurtarin në orën 14:00.

Vajzat dibrane, të drejtuara nga trajneri Fehmi Bulku, kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer, të cilin pritet që të kurorëzojnë kundër vlonjateve, për të ngritur lart trofeun e nivelit të dytë në sportin e rrjetës, duke i ngjitur kështu në Superligë.

Në ndeshjen tjetër që do të luhet sot, Lushnja do të presë në fushën e saj Elbasanin, takim që nis në orën 12:00 në palestrën e Krutjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat