Sukses i madh për qytetin e Ferizajt: KOK i përgëzon

Volejboll

Sukses i madh për qytetin e Ferizajt: KOK i përgëzon

Nga: K.G. Më: 1 prill 2025 Në ora: 15:16
Ismet Krasniqi, Fjolla Shabani e Bahri Gjinovci

Ferizaj në konkurrencën e femrave dhe Ferizaj në atë të meshkujve, janë fitues të Kupës së Kosovës në volejboll.

Është një sukses i madh për këtë qytet për faktin se në vitet e fundit Ferizaj po bëhet qytet i volejbollit.

“Përgëzime klubeve të volejbollit Ferizaj në të dyja konkurrencat, të cilat fituan Kupën e Kosovës në volejboll.

Image

KV Ferizaj

Djemtë triumfuan në finale ndaj Dritës, ndërsa vajzat ishin më të suksesshme se sa Skënderaj.

I pranishëm në finalen e vajzave ishte edhe presidenti Ismet Krasniqi, i cili bashkë me kryetarin e FVK-së, Bahri Gjinovci ndanë trofeun për Ferizajn.

KOK përgëzon edhe FVK-në për organizimin, ndërsa klubeve iu dëshiron suksese në arritjen e synimeve tjera”, shkruan në faqen e KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat