Ferizaj e konfirmon dominimin në sezonin e rregullt, duke mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 3:0 dhe duke siguruar vendin e parë në tabelë.
Skuadra lidere tani do ta nisë Play-Off-in nga pozita më e favorshme, me synimin për titullin kampion.
Në anën tjetër, Ulpiana e mbyll kampionatin në vendin e fundit, duke mos arritur të shmangë pozitën më të pafavorshme në renditje.
Play-Off-i pritet të sjellë duele të zjarrta për kurorën e kampionit!