Drita e përmbyll sezonin e rregullt me fitore 3:0 ndaj Golden Eagle Therandës, duke e siguruar pozitën e tretë në tabelë dhe një vend të merituar në Play-Off.
Skuadra gjilanase tregoi lojë të disiplinuar dhe arriti ta mbyllë ndeshjen me rezultat të pastër 3:0.
Në anën tjetër, Golden Eagle Theranda e përfundon kampionatin në vendin e pestë, duke hyrë në garat e Play-Off-it dhe duke vazhduar t’i japë sharm këtij edicioni.
Play-Off-i nis së shpejti, me duele të forta për titullin kampion!