Gjinoci mbetet në elitë.
Gjinoci ka treguar forcë dhe përvojë në ndeshjen vendimtare të Play-Out-it, duke mposhtur KV Klinën me rezultat të pastër 3:0 dhe duke siguruar qëndrimin në Raiffeisen Superligën A edhe për edicionin e ardhshëm.
Ndonëse Klina dha rezistencë në dy setet e para, përvoja e Gjinocit bëri diferencën, duke i mbyllur shpresat e Klinës për inkuadrim në elitë për këtë sezon.
KV Klina mbetet në Superligën B, prej nga do të vazhdojë të synojë ngritjen në nivelin më të lartë të volejbollit tonë.