Prishtina ‘75 rrëzon Dritën

Volejboll

Prishtina ‘75 rrëzon Dritën

Më: 9 prill 2025 Në ora: 23:14
Prishtina ‘75

Prishtina ‘75 u tregua e pamëshirshme ndaj Dritës në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale, duke fituar me rezultat të pastër 3:0 dhe siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Play-Off-it.

Kryeqytetaset kontrolluan ritmin e lojës gjatë gjithë sfidës, duke mos lejuar asnjë moment rikthimi nga ana e gjilanasve.

Me këtë fitore të dytë radhazi, Prishtina ‘75 e mbyll serinë 2:0 dhe avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me liderin e sezonit të rregullt – Fer Volley.

Drita e përfundon rrugëtimin në këtë edicion me një paraqitje të denjë në fazën e Play-Off-it, ndërsa Prishtina ‘75 vazhdon garën për trofe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat