Volejbollistet e Pejës kanë siguruar promovimin në Superligën B (Femrat), falë një paraqitjeje të shkëlqyer dhe fitores me rezultat të pastër 3:0 ndaj skuadrës së Grykës.
Që nga fillimi i ndeshjes, pejanet treguan dominim në çdo aspekt të lojës, duke mos e lënë asnjëherë në dyshim fituesin e këtij dueli vendimtar.
Me këtë triumf, ato shpërblehen me ngjitjen në një kategori më të lartë dhe hapin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre garues.
Gryka, megjithë përpjekjet, nuk arriti ta ndalë hovin e Pejës, por mbetet një konkurrent serioz për ta siguruar Superligën B, në xhiron e ardhshme.