Superliga e volejbollit për meshkuj do të mësojë sot skuadrën e finaliste, e cila do të përballet me Partizanin për trofeun e kampionit 2024-2025.
Skënderbeu dhe Tirana do të luajnë të gjitha shanset në ndeshjet e tretë për gjysmëfinalet “play off”, takim që do të zhvillohet sot në orën 16:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.
Bardheblutë fituan sfidën e parë në transfertë me rezultatin 1-3, ndërsa korçarët u kundërpërgjigjën me një përmbysje spektakolare në kryeqytet në shifrat 2-3 në përballjen e dytë.
Tashmë nuk ka më llogari, pasi çdo hap fals paguhet me eliminim, ndërsa pritet një tjetër sfidë elektrizuese.