Skënderbeu është ekipi i dytë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Një kualifikim historik për skuadrën korçare, që për herë të parë do të luajë në nivele të tilla.
Skuadra korçare fitoi 3-1 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e tretë play off zhvilluar në Korçë, duke fituar 2-1 serinë e takimeve.
Një kualifikim me përmbysje për Skënderbeun, që edhe pse humbi ndeshjen e parë arriti të fitojë dy të tjerat.
Në ndeshjen e tretë, Skënderbeu arriti një fitore të vështirë ndaj bardhebluve (25-22, 25-22, 23-25, 25-16), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
Sukses që erdhi edhe falë mbështetjes së tifozëve, ndërsa Tirana nuk arriti të bëjë diferencën në fundin e çdo seti, duke u eliminuar nga gara për titull.
Në finale, Skënderbeu do të përballet me Partizanin kampion në fuqi, që këtë sezon i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 1-3
Nd.1, Partizani – Studenti, 3-0
Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 2-3
Nd.2, Studenti – Partizani, 0-3 (0-2)
Nd.3, Skënderbeu – Tirana, 3-1 (2-1)