Ferizaj ka shënuar një fitore të pastër ndaj Pejës në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Play-Offin e Raiffeisen Superligës së Kosovës për meshkuj.
Në palestrën “Bill Klinton”, ferizajasit triumfuan me rezultat 3:0, duke fituar secilin set me rezultat të ngushtë: 25:22, 25:22, 25:21.
Përkundër rezistencës së Pejës në të gjitha setet, Ferizaj tregoi stabilitet dhe nivel të lartë loje në momentet vendimtare, duke mos lejuar që mysafirët të gjenin ritmin e nevojshëm për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Me këtë fitore, Ferizaj merr epërsinë 1:0 në seri dhe afrohet edhe më shumë drejt finales së madhe.
Skuadra që arrin e para dy fitore në serinë e gjysmëfinaleve, siguron kualifikimin në finalen e Play-Offit.