Dominimi i Partizanit në edicionin 2024-2025 në volejbollin shqiptar ka qenë absolut.
Të kuqtë e Ylli Tomorrit kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligë, si të pamposhtur.
Kryeqytetasit e udhëheqin 2-0 serinë e finaleve “play off” kundër Skënderbeut, teksa i mundën korçarët 3-0 në raundin e parë në Farkë dhe 1-3 të enjten në “Tamara Nikolla”.
Tregues për dominimin e Partizanit është vetë fakti se në Korçë ishte edhe ndeshje e vetme që të kuqtë e ftuan me 4 sete, duke qenë se të gjitha takimet i kishin fituar pastër, nga java e parë e sezonit të rregullt e deri në finalet “play off”.
Të dielën në orën 17:00 në Farkë do të luhet finalja e tretë, ndërsa Partizanin e ndan vetëm një fitore nga konfirmimi si kampion.