Federata e Volejbollit e Kosovës, përfaqësuar nga Diellza Bytyçi dhe Zanfina Xhemajli, mori pjesë në Takimin Fillestar të projektit PVEDP (Promovimi i Evropës përmes Partneritetit në Sport), të mbajtur në Braslovçe, Slloveni, nga data 25 deri më 27 prill 2025.
“Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga pesë shtete:
Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Sllovenia dhe Kosova, të cilët bashkë diskutuan për planin e projektit, administrimin, strategjitë e komunikimit dhe organizimin e aktiviteteve të ardhshme.

Pamje
Gjatë punimeve, u mbajtën ligjërata nga ekspertët:
Branko Mihorko nga ParaVolley Slloveni dhe
Onur Hoşnut nga ParaVolley Turqi,
të cilët ndanë përvoja dhe praktika të rëndësishme për zhvillimin e volejbollit të ulur dhe fuqizimin e sportit gjithëpërfshirës.
Në kuadër të takimit, u organizua edhe një lojë demonstrative, duke shfaqur nga afër angazhimin dhe vlerat që përcjell volejbolli i ulur.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ dhe ka për qëllim promovimin e sportit gjithëpërfshirës dhe ndërtimin e komuniteteve të barabarta nëpërmjet sportit”, njofton FVK.