Drita U21 kampion

Volejboll

Drita U21 kampion

Më: 27 prill 2025 Në ora: 20:26
Drita

Drita U21 kampion në konkurrencën e meshkujve!

Drita U21 ka fituar titullin kampion në kategorinë U21 - Meshkujt, duke mposhtur GE Theranda U21 me rezultat 2-0 në finale (25-18, 25-14)!

Në një ndeshje ku shfaqën dominim dhe lojë të bukur, djemtë e Dritës treguan klasë dhe merituan plotësisht trofeun.

Medaljet për finalistët dhe fituesit u ndanë nga nënkryetarja e FVK-së, Emine Ramadani, ndërsa trofeun për kampionët e Dritës e dorëzoi komesari i garave, Ardian Ibraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat