Skënderbeu-Tirana, sot finalja e tretë

Volejboll

Skënderbeu-Tirana, sot finalja e tretë

Më: 2 maj 2025 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Superliga e volejbollit për femra do të zhvillojë sot në Korçë finalen e tretë “play off” mes Skënderbeut dhe Tiranës, takim që nis në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Vajzat bardheblu të trajnerit Adrian Gorenca kryesojnë 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë janë shumë pranë titullit kampion.

Kryeqytetaset i ndan vetëm një fitore nga trofeu më i rëndësishëm kombëtar që mungon prej 12 vitesh në klubin bardheblu.

Pasi e mbylli sezonin e rregullt në vend të dytë, Tirana ka treguar një formë të shkëlqyer në “play off”, duke kaluar fillimisht Partizanin me dy ndeshje në gjysmëfinale.

Më tej, ekipi bardheblu e ka treguar forcën edhe në finale, duke marrë dy raundet e para, 0-3 në Korçë dhe 3-1 në Farkë. Tirana do të kërkojë të mbyllë përfundimisht llogaritë, ndërsa, nga ana tjetër, Skënderbeu synon të rihapë garën.

Skuadrës korçare të Orlando Kojës nuk i lejohet më asnjë hap fals, nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për të mbrojtur fronin si kampione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat