Ferizaj kampion i Kosovës

Volejboll

Ferizaj kampion i Kosovës

Më: 4 maj 2025 Në ora: 23:45
Ferizaj

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit, pas një finaleje emocionuese ndaj Dritës.

Skuadra ferizajase triumfoi me rezultat 3:2 (22:25, 25:22, 22:25, 28:26, 10:15) në finalen e katërt të serisë, duke siguruar kështu fitoren e tretë dhe mbylljen e serisë së play-off-it.

Ferizaj këtë sezon realizoi një tripletë historike, duke fituar Kupën e Federatës, Kupën e Kosovës dhe tash edhe titullin e kampionit, në një vit të veçantë që përkon me 32-vjetorin e klubit.

Ceremonia e medaljeve ishte një moment i veçantë për KV Ferizaj.

• Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, për kapitenin e Ferizajt, Durim Rexhepi.

• Medaljet e arta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe nënkryetari i FVK-së, Valon Xhafaj, si dhe deputetja Arbnora Salihu

• Medaljet e argjendta për Dritën u ndanë nga anëtaret e bordit të FVK-së Antigone Veseli e Halime Fetahu, përzgjedhësi i Kosovës Lorik Ilazi, Halime Fetahu, drejtori i sportit në Gjilan Kushtrim Zeqiri dhe Burim Rahimaj, si përfaqësues i klubeve Feniks.

Me këtë maratonë emocionuese, përfundoi edhe edicionin 2024/25 në elitën e volejbollit të meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat