Prishtina Volley, kampion i Kosovës U18

Volejboll

Prishtina Volley, kampion i Kosovës U18

Më: 11 maj 2025 Në ora: 22:40
Prishtina Volley

Djemtë e Prishtina Volley kanë shkëlqyer në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat U18, duke fituar titullin e kampionit pas një finaleje plot emocione ndaj Vëllaznimit.

Në finalen vendimtare, prishtinasit triumfuan me rezultat 2:1, duke treguar forcë, teknikë dhe karakter.

Rruga drejt titullit ishte e shtruar me sukses, pasi në gjysmëfinale ata kishin siguruar fitore të pastër 2:0 ndaj Skënderbeut.

Ceremonia e ndarjes së medaljeve u kurorëzua me praninë e gjyqtarit me thirrje ndërkombëtare, Istref Elezaj, i cili ndau medaljet për finalistët dhe kampionët, duke vulosur kështu një edicion të jashtëzakonshëm për Prishtina Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat